Lajme

Kultivonin bimë narkotike, në pranga dy korçarë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi kultivonin bimë narkotike.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasi me inicialet F. S, 40 vjeç dhe shtetasi me inicialet M. M, 35 vjeç, (me detyrë kryetar i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F. S, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.
Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit, shtetasi M. M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatëse.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë