Rend dhe Ligj

Kultivonin bimë narkotike, në pranga 45-vjeçarit, në kërkim kryeplaku

Është arrestuar nga policia një 45-vjeçar banues në Gjoroven të Beratit, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike kanabis.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, është kapur në flagrancë, ka tentuar të kultivojë drogë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje është proceduar në gjendje të lirë K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale " Shpërdorim detyre" dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç,  banues në Gjoroven për veprën penale " Mos kallëzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë