Rend dhe Ligj

Kultivim kanabisi, policia kontrolle me dron në Has dhe Kukës

Policia ka bërë kontrolle me dron në zona të thella pyjore në Kukës dhe Has për të evidentuar raste të kultivimit të kanabisit.

Policia thotë se gjatë kontrollit janë angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për t’i kultivuar.

Policia thotë se në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E. D., dhe S. D., si autorë të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t'i kultivuar. Të dy shtetasit janë shpallur në kërkim. Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndër të tjera, policia thekson se “kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/335752067391073/?__xts__[0]=68.ARCTGHQT9E4oMiEC4pT0kNYQt0FHc3Ms2PnkcKAn3V_nU50wS5hpcuA5Vw5mTetfTj3zf8xzW_p9kFKRok5eTWt6LRy_monPXpj-MJDsn_tNIZaRjhmwv6BUr1iqFt9YjymIrtVF7PLNRorrKwm2GJseEJbI7FvaroWZGxUd9aHHPkyD4oSftbKuwb20Pq0_XrOIOH49M0d0prLFnFfKJK8XmBzLAw_dXL2aXUkwjRkaLGU07VbSzdm2DJnIpa7UDgzBGEP9cjMWIE96cZj_wjJjzDopuo51PbaofZrJ8zG3KxP6nVPYRVnzcWS87bWJPUUcSqoeeYc3krUsBMNJQgz8bRYa5UOIjVLVE1YW&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë