Rend dhe Ligj

Kultivim kanabisi, arrestohen dy persona në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur një tjetër në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në sajë të operacionit “Dërmishi”, policia e Sarandës ka konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish” të bashkisë Finiq.

Në pranga është vënë shtetasi S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë