Në qytetin Nakhonpathom, i vendosur 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok është një tempull i njohur për turistët ‘Wat Samphan’. Ndryshe njihet si Tempulli i Dragoit.
Kjo ndërtesë rozë është e lartë 50 metra e ndërthurur me një dragua gjigant mitik. Trupi i dragoit shërben edhe si një shkallë spirale për të arritur deri në majën e tempullit.
“Wat Sampran” është një tempull origjinal Budist me një ndërtesë 17 katëshe. Nga një distancë e largët kjo ndërtesë mund të ngjajë me kullat e Disneyland dhe shumë pak mund ngjasojë me një tempull fetar.
Tempulli nuk është i përfshirë në guidat kryesorë turistikë të Tajlandës dhe për këtë arsye nuk është aq e thjeshtë për të gjetur rrugën drejt tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.