Kukësi mundi Teutën në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës, duke shpresuar te një mrekulli deri në javën e fundit, për sa i përket titullit kampion. Përballja në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi 3-0, me gola të shënuar nga Copper i cili realizoi dopietën e parë dhe Limaj.
Ndeshja, sidoqoftë, pati polemika të forta me durrsakët që protestuan për gjykimin e arbitrit Jorgji. Në pjesën e dytë Teuta ngelet me 9 lojtarë pasi Aleksi dhe Ledio Beqja ndëshkohen me karton të kuq, ndërsa Musolli gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutat e fundit edhe Kukësi mbetet me 10 lojtarë, pasi Krasniqi ndëshkohet me te kuq.
Me këtë humbje, Teuta mbetet në kuotën e 53 pikëve, në vendin e 4-të. Kukësi, ndërkaq, u shkëput i vetëm në vendin e dytë, duke pasur 62 pikë, 4 larg Tiranës kryesuese kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit.
Skënderbeu ka arritur të marrë një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit. Këtë herë korçarët ia kanë dalë në shifrat 2-1 ndaj Vllaznisë, falë golave të Gripshit dhe Pusit.
Gripshi ka kaluar në avantazh korçarët në minutën e 10-të, ndërsa Krymi ka barazuar përkohësisht për shkodranët në të 73-ën. Ishte shkodrani Pusi që shënoi golin e fitores për Skënderbeun, me Vllazninë që nuk ia del për të disatën herë. Skënderbeu kthehet te fitorja pas disa ndeshjesh, ndërsa Vllaznia vazhdon të mos shkëputet nga zona e ‘’Play Out’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.