Futboll

Kukësi shtang Tiranën në Kupë, Vllaznia mundet nga Egnatia dhe e mbyll me 9 lojtarë

Gazeta Si – Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kanë folur për Egnatian dhe Kukësin, që kanë mundur respektivisht 1-0 Vllaninë dhe 2-0 Tiranën. Më afër finales duket Kukësi, edhe pse janë për t’u luajtur edhe ndeshjet e kthimit.

Befasia më e madhe ka ardhur nga Kukësi, ku ekipi vendës ka mundur Tiranën pastër 2-0. Mingo dhe Solodovnikov kanë shënuar golat për skuadrën veriore, që pas Partizanit, duket shumë afër edhe eliminimit të Tiranës. Kryeqytetasit shpresojnë të ndeshja e kthimit pas dy javësh.

Egnatia mundi 1-0 Vllazninë, skuadrën rivale në garën e titullit kampion në Superiore. Fernando Medeiros shënoi për rrogozhinasit në pjesën e parë. Shkodranët mbetën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Stojanoviç u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtar i fundit.

Në pjesën e fundit Vllaznia i luajti minutat e fundit me 9 vetë, pasi edhe Esin Hakaj u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje me taka. Përveç humbjes në këtë ndeshje, shkodranët humbasin edhe 2 titullarë për ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë