Futboll

Kukësi më shtëpi të re për aventurën europiane, ndeshjet do të luhen në “Air Albania”

Kukësi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen që ndeshjet e Europa League, të luhen në stadiumin “Air Albania”, nëse shorti vendos që ndeshjet do të luhen në Shqipëri. Këtë edicion do të luhen ndeshje teke për kualifikimin, pra jo me sistem vajtje-ardhje. Ekipi e mbylli kampionatin në vendin e dytë pas Tiranës që u shpall kampione, duke siguruar një vend në Kupat e Europës për sezonin e ri. Verilindorët do të zbresin në fushë në datën 27 gusht për turin e parë eliminator të Europa League.

Ndërkohë, në datën 10 gusht 2020, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarin në Europë. Për Kukësin, kjo do të jetë hera e 8-të që merr pjesë në Kupat e Europës.  Ekipi këtë sezon drejtohet nga Skënder Gega, për të vazhduar një projekt që synon ta mbajë Kukësin në nivele të larta. Për të ndërtuar një skuadër që të jetë protagoniste në Kategorinë Superiore, ku synohet fitorja e titullit në Shqipëri, por edhe me ambicien që të vijojë paraqitjet e mira në Europë.

‘’Që nga sezoni 2012-2013, kur morëm pjesë për herë të parë e deri më tani, ekipi unë nuk ka munguar në asnjë rast, duke qenë ekipi i vetëm që ngjitet nga Kategoria e Parë dhe merr pjesë në Kupat e Europës që në debutim dhe për 8 sezone radhazi”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2291503340995000/?type=3

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë