Futboll

Kukësi dhe Dinamo ndahen në ‘paqe’, Vllaznia reziston ndaj Partizanit në ‘Air Albania’

Gazeta Si – Ka nisur me një barazim java e 30-të e Superiores. Kukësi dhe Dinamo nuk mundën të fitonim një ndeshje që nuk u ngjit mbi nivelin mesatar. Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1.

Salami e kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 69-të, duke mposhtur Salin nga afër. Por vetëm 5 minuta më pas Dinamo barazoi shifrat me Ardit Tahirin. Barazimi lë më të kënaqur kryeqytetasit, të cilët mbajnë vendin e katërt në tabelën e renditjes. Kukësit nuk është se i bën shumë punë kjo pikë, sepse qëndron sërish në vend të fundit, me pak shanse qëndrimi në Superiore.

Pa gola përfundoi ndeshja më e rëndësishme e javës me Partizanit dhe Vllaznisë. Brazimi 0-0 në 'Air Albania" kënaq Vllazninë e vendit të dytë, pasi e mban Partizanin 3 pikë larg. Murataj goditi shtyllën në këtë ndeshje, kurse shkodranët iu afruan golit me Çobën dhe Alivodën.

Ndeshja Teuta-Laçi u mbyll me fitoren 0-1 të kurbinasve, që i largohen disi zonës së ftohtë. Java e 30-të e Superiores mbyllet me dy ndeshjet Skënderbeu-Tirana dhe Erzeni-Egnatia, që luhen të hënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë