Vende dhe Udhetime

Kujtimet e trishta të Bejrutit

Pesë ditë pas shpërthimit të madh në Bejrut që vrau më shumë se 220 njerëz dhe la deri në 300,000 të pastrehë, Joseph Khoury dhe gruaja e tij Gabriela Cardozo realizuan një udhëtim në Gemmayzeh dhe Mar Mikhael, dy lagje historike të vendosura afër portit. Ata mbanin 30 kartolina që tregonin shtëpitë në Bejrut se si kanë qenë më parë dhe fotografuan gjendjen se si ishin tani. Diçka që tregon bukurinë dhe shpërfytyrimin e ndërtesave të realizuara nga arkitektët në epokat osmane dhe franceze të Bejrutit. Duke kaluar nëpër rrënoja, ata gjetën 25 nga ndërtesat. Më poshtë tregohen disa prej fotografive që ata mundën të realizonin, për të qenë dëshmitarë të së shkuarës dhe të së tashmes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë