Treg

Kujdes! Nëse s’vendos maskën në urban, gjobitesh 10 mijë lekë

Shoqatat thonë se po falimentojnë, rrezikohet rimbyllja e transportit publik

Transporti urban Tiranë dhe ai rrethqytetas rinisi punën ditën e hënë pas një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës për korrigjimin e protokollit të sigurisë anti COVID-19, ku përgjegjës për respektimin e masave nuk do të ishin shoqëritë e linjave, por vetë qytetarët.

Prandaj, kujdes! Nëse nuk do të përdorni maskat, dorezat dhe dezifektantët e duarëve dhe nëse nuk do të uleni në sediljet e autobusëve sipas rregullave të afishuara në çdo urban, ju do të gjobiteni nga Task – Forca anti COVID-19 me 10 mijë lekë të reja.

Sipas të dhënave nga shoqatat e transportit, deri më tani nuk është aplikuar asnjë gjobë, por ditët e para të sprovës me rinisjen e aktivitetit të Transportit Publik, nuk kanë qenë të suksesshme.

Eneo Sulejmanaj


Sipas Eneo Sulejmanaj janë shumë pak njerëz që i janë qasur transportit publik nga frika dhe ata kanë probleme me respektimin e masave.

“Katër ditë nga rinisja e transportit publik, situata nuk është e mirë. Protokolli është lënë në ndërgjegjen e qytetarit për tu zbatuar, por ndërgjegjja këto ditë ka treguar që nuk ka qenë në rregull. Tjetra, përpos dy orareve të mëngjesit dhe pasdites; pra kur njerëzit shkojnë dhe kthehen nga puna, oraret e tjera janë thuajse bosh. Është e pamundur për ne të vazhdojmë në këtë mënyrë sepse po shkojmë drejt falimentimit. Në fund të javës tjetër do të vendosim nëse do të vazhdojmë apo do të rimbyllemi, ndërkohë që presim ende të na plotësohen kërkesat që kemi artikuluar prej do kohësh”- thotë ai për gazetën “Si”.

Sulejmanaj në emër të shoqatës që drejton i bën thirrje Qeverisë të paguajë punëtorët e transportit me një pagë shtesë dhe të marrë parasysh 4 kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit :

Heqjen e  akcizës së naftës

Hejqen e  TVSH-së në shitje

Subvencionim 30% e kapacitetit

Rimbursimi në burim i kategorive që përfitojnë transport falas

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë