Lajme

Transporti Ndërqytetas: Rama na gënjeu për faljen e taksave të bashkisë

Na plotësoni dy kërkesat, do të dalim në protesta

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas Kujtim Mema thotë për gazetën “Si” se operatorët që përfaqëson shoqata e tij do të fillojnë sërish protestat nëse nuk u plotësohen dy kërkesat.

Për momentin shoqata është duke pritur nga qeveria t'i plotësohen dy kërkesat bazë: falja e taksave të bashkisë dhe lufta ndaj konkurrencës së pandershme.

Sipas Memës, qeveria ka diferencuar operatorët në mbështetjen që ka dhënë.

Kujtim Mema, Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas

“Ajo që u premtua publikisht nga kryeministri Edi Rama për heqjen e taksave të bashkisë nuk ndodhi për ne, por vetëm për transportin urban dhe rrethqytetas. Plus që transporti i jashtëligjshëm po na bën konkurrencë hapur. Në fund të çdo terminali tonin, ka mjete të palicensuara e të paregjistruara që na marrin klientët. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu, ne rrezikojmë falimentimin. Nëse nuk plotësohen këto dy kërkesa ne do rimbyllemi”- thotë Mema për gazetën “Si”.

Ai thotë se nuk kanë lënë një afat të caktuar, por për ta në fakt koha është duke përfunduar. Mema nuk ka përjashtuar as mundësinë e protestave për të ngritur më tej zërin për plotësimin e kërkesave.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë