Futboll

“Kujdes Messin, kujdes nga Inter”, gati 65 milionë euro në vit

“Kujdes Messin, kujdes nga Inter”: Josep Pedrerol, gazetari i njohur spanjoll i Chiringuito TV, në Sexta, e nis kështu transmetimin e tij Jugones e kaq mjafton për të trazuar ndjenjat e tifozëve blaugrana e zikaltër. Pavarësisht mohimeve të Beppe Marotta e Antonio Conte, një zë që vjen nga Spanjë konfirmon përpjekjet, sado të vështira, për të marrë Lionel Messi tek Inter. Një gjë që nuk mund të besohej përpara ardhjes së Ronaldos në Itali e që nuk mund të imagjinohej nëse nuk do të ishte fuqia ekonomike e Suning. Fantamerkato? Ndoshta po, ose mbase jo.

Messi ka aktualisht një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2021, kështu që sido të jetë negociatat duhet të kalojnë nga një akord mes zikaltërve e katalanasve. Gjithnjë nëse gjërat nuk lihen për pas një viti kur, pa rinovim, Pleshti do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën pa i dhënë llogari askujt.

Duhet të bëhet një punë e madhe në treg për të mbuluar shpenzimet që do ishin të çmendura. Gazzetta dello Sport flet për një projekt prej 260 milionë euro në 4 vjet, ose më saktë 65 milionë pagesë në vit. Para që mund të përfitohen nga sponsori dhe shitja e fanellave. Pavarësisht këtyre shifrave, sipas asaj që vjen nga Spanja, Barcelona është shumë nervoze dhe bën presion duke insistuar për Lautaron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë