Keshilla

Kujdes kur përdorni sfungjerin e grimit!

Sfungjeri i grimit është pjesë e sendeve që vajzat përdorin sa herë kur grimohen, po çfarë duhet të dimë saktësisht rreth kësaj pjese?

shumë ekspertë të kozmetikës argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar fondadinën. Duken argumente bindëse:

Sfungjeri i make up-it mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet. Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën. Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj. Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë make up-i, mund të zgjasë edhe me vite.

Nëse nuk e pastron sfungjerin e make up-it pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur në sfungjer mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje. Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh make up-i, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.
Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe të fondatinës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta. Në mënyrë që të shpëtosh fondatinën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber. Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë