Ka ndodhur

Kujdes kur lini makinat tek rruga e Kavajës, Policia nam me gjobat

Policia njoftoi se 12 orët e fundit janë ndëshkuar 135 automjete të parkuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugën e Kavajës.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/714484692501161/

“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë