Keshilla

Kujdes kur blini pastruesit e fytyrës! Ja çfarë nuk duhet të përmbajnë

Lëkura kërkon një kujdes të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën e fytyrës, e cila është një ndër zonat më delikate të trupi. Shpeshherë njerëzit për të shmangur probleme si aknet apo puçrrat, përdorin produkte të ndryshme pastrimi, por që në fakt nga mungesa e informacionit blejnë produkte që më shumë se sa i bën mirë lëkurës tuaj, e dëmtojnë atë. Ka disa produkte të veçanta që dëmtojnë lëkurën e fytyrës tuaj. Të paktën këtë pretendojnë dermatologët.

Këto produkte dëmtojnë fytyrën për shkak të një përbërësit të sulfatit që përmbajnë.

Këto të fundit shkatërrojnë barrierën mbrojtëse të lëkurësduke eliminuar të gjithë yndyrën natyrale të lëkurës, aq shumë të nevojshme. Në këtë moment lëkura juaj do të prodhojë më shumë yndyrë për të balancuar niveline sebiumit duke rritur kështu mundësinë për shfaqjen e akneve.    

Larësit me acid salicilik ose peroksid benzoliqë do të jenë në kontakt me lëkurën tuaj për të paktën 30 sekonda, nuk do tëkenë ndonjë efekt të jashtëzakonshëm mbi puçrrat apo aknet. Qoftë në trajtë uji,shkume apo xheli, larësit me sulfate vetëm sa do të përkeqësojnë gjendjen elëkurën.

Nëse keni probleme me lëkurën është mirë të shmangni produktet që përmbajnë sulfate të sodiumit, apo sulfate të amoniakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë