Ka ndodhur

Kufiri Shqipëri-Greqi, në Kakavijë do të rritet kuota e kalimit të personave

Nga e hëna e 14 qershorit, pritet që Greqia të rrisë kuotën e kalimit të personave në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas mediave greke, thuhet se nga 400 që është aktualisht, kuota mund të shkojë në 1.500 persona.

Duket se kërkesa e ambasadës shqiptare në Athinë, në lidhje me rritjen e kuotave të kalimit, është pranuar nga ambasada greke. Po ashtu, pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

Prej disa muajsh, për shkak të masave anti-Covid, në pikën më të madhe të kalimit kufitar në jug të vendit, lejohet të hyjnë çdo ditë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë