Futboll

‘Kualifikohen’ Real, Dortmund dhe PSG, UCL plotëson sot ndeshjet e para Playoff

Kampionët në fuqi, finalistët gjermanë dhe pretendentët parizienë mund të quhen të kualifikuar pas fitoreve jashtë fushe në sfidat e para Playoff në UEFA Champions League. Ndërsa Juventus do të duhet të vuajë në Holandë përballë PSV Eindhoven. Fitorja minimale në Torino nuk garanton asgjë për bardhezinjtë. 14 gola në 4 ndeshje me një mesatare më shumë se 3 për ndeshje duket se kanë vendosur shumë për fatin e Sporting dhe Brest që mund të quhen të eleminuara tashmë.

Real Madrid u kthye dy herë nga disavantazhi ndërsa Manchester City nuk ruajti dot fitoren 10 minuta nga fundi. Në “Bernabeu” anglezët rrezikojnë eleminimin e 3 në 4 sezonet e fundit. Guirassy barazoi rekordin e Lewandowski-t dhe Haaland për 10 golat e shënuar me Dortmund në UCL. Ndeshja e kthimit duket një formalitet për verdhezinjtë që do të provojnë të mbërrijnë në Finalen e Mynihut, vetëm 12 muaj pas asaj të Wembley-t. Faza Playoff në të parin sezon me formatin e ri, do të plotësojë sot ndeshjet e para me sfidat e mëposhtëme:

Club Brugge vs Atalanta (18:45 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Club Brugge, vendi i 24 (3F 2B 3H); Atalanta, vendi i 9 (4F 3B H1)
Fitorja e fundit e Club Brugge ndaj një skuadre italiane në Kupa e Evropës u rregjistrua në Tetorin e vitit 2003. Që nga ajo kohë nuk ka asnjë fitore në 15 ndeshje (6B 9H). Në këtë sfidë do të përballen shqiptarët Jashari (Club Brugge) dhe Gjimshiti (Atalanta).
Formacioni i mundshëm i Club Brugge:
Mignolet; Seys, Mechele, Ordonez, De Cuyper; Jashari, Onyedika; Talbi, Vanaken, Tzolis; Jutgla
Formacioni i mundshëm i Atalanta BC:
Patricio; Posch, Hien, Gjimshiti; Bellanova, Ederson, De Roon, Ruggeri; De Ketelaere, Pasalic; Retegui

Monaco vs Benfica (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Monaco, vendi i 17 (4F 1B 3H); Benfica, vendi i 16 (4F 1B 3H)
Përvec humbjes në fazën e Ligës, Monaco dështoi ndaj Benfica-s edhe në dy përballje e Champions League në vitin 2014 (1B 1H).
Formacioni i mundshëm i Monaco-s:
Majecki; Vanderson, Kehrer, Salisu, Caio Henrique; Zakaria, Magassa; Akliouche, Golovin, Ben Seghir; Biereth
Formacioni i mundshëm i Benfica-s:
Trubin; Tomas Araujo, Antonio Silva, Otamendi, Fernandez; Florentino Luis, Aursnes, Kokcu; Di Maria, Pavlidis, Schjelderup

Celtic vs Bayern (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Celtic, vendi i 21 (3F 3B 2H); Bayern München, vendi i 12 (5F 0B 3H)
Celtic nuk e ka mundur asnjëherë Bayern-in në kompeticionet e UEFA-s (1B 3H).
Formacioni i mundshëm i Celtic:
Schmeichel; Johnston, Carter-Vickers, Trusty, Taylor; Engels, McGregor, Hatate; Kuhn, Idah, Yang
Formacioni i mundshëm i Bayern:
Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Guerreiro; Kimmich, Pavlovic; Coman, Musiala, Olise; Kane

Feyenoord vs Milan (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Feyenoord, vendi i 19 (4F 1B 3H); Milan, vendi i 13 (5F 0B 3H)
Milan nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave holandeze në kompeticionet e UEFA-s, përjashto ndeshjet eleminatore.
Formacioni i mundshëm i Feyenoord:
Wellenreuther; Nieuwkoop, Beelen, Hancko, Hartman; Moder, Timber, Hwang; Hadj-Moussa, Ueda, Paixao
Formacioni i mundshëm i Milan:
Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Felix, Leao; Gimenez


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë