Vende dhe Udhetime

Kthim në vilën Guardamangia të Mbretëreshës Elizabet dhe Princit Filip në Maltë

Mbretëresha Elizabet ka trashëguar një numër të madh pronash si Buckingham Palace, Windsor Castle, Holyroodhouse në Edinburgh, e disa të tjera. Por, para se të bëhej mbretëreshë dhe të trashëgonte një numër kaq të madh pronash, ajo dhe princi Filip jetonin në një shtëpi ideale në Maltë.Vila Guardamangia është ndërtuar që në vitet 1900. Mbretëresha Elizabet dhe princi kanë jetuar aty mes viteve 1949-1951, gjatë kohës që princi Filip ishte pjesë e marinës mbretërore.

Thuhet se gjatë këtij intervali të shkurtër kohe, çifti mbretëror arritën të shijonin jetën e tyre jashtë vëmendjes së njerëzve. “Të vizitojë Maltën është gjithmonë shumë speciale për mua. Mbaj mend ditë të lumtura këtu më princin Filip në fillimet e martesës sonë” , u shpreh mbretëresha gjatë rikthimit të saj në këtë ishull në vitin 2015. Në atë kohë kryeministri i Maltës i dhuroi asaj një pikturë të vilës të punuar me bojëra uji.

Por si është nga brenda kjo vilë? Me stilin e një pallati mbretëror, vila na lejon të shohim pamjen e portit Marsamxett dhe oborri i saj përbëhet nga mbi 10000 metra katror. Brenda saj ndodhen 6 dhoma gjumi, një sallë pritjeje, një dhomë ngrënieje, një sallon dhe një dhomë mbledhjesh.Vila përbëhet gjithashtu nga dhoma shërbyesish apo të ftuarish dhe stalla. Ajo ka gjithashtu gjurmë të veçorive historike strukturore si shtyllat neoklasike prej guri, tavanet e larta apo veranda e shtrirë.

Ajo është e pozicionuar në periferi të Valletta-s, kryeqyteti i Maltës. Një qytet i rrethuar nga muret, i mbushur me një stil arkitekturor barok dhe rrugë me kalldrëm, Valletta njihet për kishat e mbushura me zbukurime dhe kuzhinën e njohur Mediterriane.Përgjatë viteve, vila Guardamangia ka mbetur në një gjendje të keqe. BBC ka raportuar se ekziston një debat nëse qeveria duhet ta rregullojë apo t’ja lërë në dorë një blerësi të mundshëm. Një gjë është e sigurt, kjo vilë eshtë mjaft e veçantë, sidomos për historinë mbretërore. /Vogue/

 

Më Shumë