Politike

Ktheu ligjin për policinë, Balla replikon me Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, deklaron  se presidenti mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj. Ndër të tjera, ai shton se Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.

Reagimi i Ballës vjen pas vendimit të sotëm të presidentit Meta, i cili ktheu në Kuvend ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Në argumentin që shoqëron dekretin, Presidenti Meta shprehet se nëpërmjet këtij ligji krijohet shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë