Futboll

Kthehet në fushë 53-vjeçari Kazu Miura, rekord botëror në historinë e futbollit

I përjetshmi Kazuyoshi Miura është kthyer në fushë të mërkurën në moshën 53 vjeçare, 5 muaj dhe 10 ditë. Legjenda japoneze, në fakt, ka luajtur 63 minuta me shiritin e kapitenit në krah në fitoren 1-0 nga skuadra e tij, Yokohama FC, kundër Sagan Tosu në Ekimae Real Estate Stadium. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë të grupit C të J.League Cup, Kupa e Ligës e Japonisë.

Një rekord i ri është shënuar në futbollin botëror. Miura është bërë akoma më shumë pjesë e historisë, duke u bërë futbollisti “më jetëgjatë” i planetit që ka luajtur një ndeshje zyrtare. Ai është një idhull i vërtetë në vendin e tij sepse ka qenë japonezi i parë që ka luajtur në Brazil dhe Itali. Fama e tij është aq e madhe saqë konsiderohet “mbreti i futbollit japonez”, pasi është pagëzuar nga populli si “King Kazu”.

https://twitter.com/rooknman/status/1290959655850500101

Edhe Yōichi Takahashi, autor i filmit të famshëm vizatimor “Holly dhe Benji”, ka pranuar se është frymëzuar nga 53-vjeçari. Ai ka zbuluar se ka përdorur pamjen e Miura-s për të modeluar personazhin që do të shfaqej në ekranin e vogël si Oliver Hutton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë