Vende dhe Udhetime

Ksamili, Thethi dhe Tirana ishin rekomandimet e egjiptianëve për pushime

Portali “Scoop Empire” ka shkruar një artikull kushtuar Shqipërisë si “një nga vendet që nuk të del në Google kur kërkon për destinacione europiane, por është absolutisht e rekomandueshme”.

“Shumë egjiptianë u drejtuan për në vendin joshës, duke kërkuar strehim nga udhëzimet strikte të Covid-19. Duke kërkuar arratisjen më të lehtë larg dhimbjeve të kokës, këtu janë disa nga vendet më të mira për të vizituar”, shkruhet në artikull ku tre destinacionet janë Ksamili, Thethi dhe Tirana.

Ksamil

Tre ishuj të vegjël të vendosur në brigjet shqiptare, në Ksamil janë natyra në formën e saj më të pastër dhe të paprekur. Ishujt janë të arritshëm vetëm me anije nga Ksamili dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ju mund të shihni aty pse kjo parajsë ishullore është pika kryesore e vizitës tuaj në Shqipëri. Syri Blu është destinacioni më i rëndësishëm i ishujve dhe është një domosdoshmëri në vizitën tuaj.

Theth

Thethi gjendet në Alpet Shqiptare dhe aq mahnitëse sa është, bukuria natyrore e gjallë e rajonit është e mjaftueshme për të bërë udhëtimin një ëndërr. Parku Kombëtar i Thethit është zbukuruar me ujëvarën Grunas dhe majat e Bogës, Razmës dhe Vermoshit. Ia vlen.

Tiranë

Popullariteti i Tiranës vjen ngaqë është kryeqyteti i Shqipërisë. Ndalesat e para të shumicës së turistëve në Shqipëri janë në Tiranë. Me kulturë dhe histori të pasur që rrjedh në çdo centimetër, ushqimi i shkëlqyer i qytetit dhe njerëzit miqësorë e bëjnë qëndrimin të mrekullueshëm. Në qytet gjithashtu ndodhen dhe një nga vendet më mahnitëse në botë, siç është xhamia Et'hem Osmane e shekullit të 18 -të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë