Ka ndodhur

Kryepeshkopi Anastas me Covid-19, niset me urgjencë drejt Athinës

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas është infektuar me Covid-19 pak ditë më parë, duke sjellë një  përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Kryepeshkopi u nis me urgjencë drejt Athinës me një avion ushtarak grek, të llojit C 130, i nisur posaçërisht për të nga aeroporti i Elefsinës për në Tiranë.

Sipas agjencisë së lajmeve greke Tanea, nisja me urgjencë e tij është bërë me kërkesë të mjekëve shqiptarë të cilët kanë konsideruar si të domosdoshme një trajtim më të specializuar në një nga klinikat në Greqi nisur edhe nga mosha e tij dhe problemet kronike shëndetësore.

Në qershor të këtij viti, Anastas iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë