Bota

Kryemistri portugez jep dorëheqjen pasi anëtarët e kabinetit të tij po hetohen për korrupsion tek koncesionet

Kryeministri portugez Antonio Costa dha dorëheqjen një ditë më parë, pasi hetuesit kontrolluan banesën e tij zyrtare mbi dyshimet për një aferë korruptive që përfshinte pesë persona nga kabineti i tij. Shefi i kabinetit është arrestuar dhe nën hetim është edhe ministri i Infrastrukturës.

Autoritetet e drejtësisë thanë se hetimi ka në fokus koncesionet që qeveria Costa kishte dhënë për shfrytëzimin e minierave të litiumit dhe prodhimit të hidrogjenit.

Ish-kryeministri portugez deklaroi pafajësinë por theksoi se nuk është e pranueshme të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Ai tha se nuk ishte emëruar si i dyshuar, por besonte se hetimi ishte i papajtueshëm me qëndrimin në detyrë.

Antonio Costa pas njoftimit të dorëheqjes, 7 nëntor

“Dinjiteti i funksioneve të kryeministrit nuk përputhet me asnjë lloj dyshimi për integritetin e tij, sjelljen e tij të mirë dhe aq më pak me dyshimin për praktikimin e ndonjë vepre penale”, tha kryeministri në një fjalim televiziv të martën.

Costa tha se ai u kap në befasi nga hetimi për korrupsion, por premtoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë.

“Nuk ka asnjë akt të paligjshëm që rëndon mbi ndërgjegjen time, apo edhe ndonjë akt të censurueshëm”, shtoi ai.

Skemat korruptive

Prokurorët portugezë po hetojnë për korrupsionin pasiv dhe aktiv dhe shfrytëzim të pushtetit në projektet koncesionare të minierës së litiumit, të prodhimit të hidrogjenit dhe ndërtimin e një qendre të dhënash. Dy të parat janë projekte me financim të BE-së, e cila po synon të largohet nga Azia, Afrika dhe Amerika për këto lëndë. Hetimi ka nisur që në vitin 2019.

Rreth 140 detektivë kontrolluan 17 banesa dhe 25 ambiente të tjera, përfshirë zyrën e shefit të kabinetit të kryeministrit dhe dy ministri.

Lajmi ndikoi menjëherë në bursën e aksioneve të Portugalisë, e cila ra me 3% në pak orë.

Qeveria socialiste e Costa-s ishte shumë entuziaste fillimisht për projektet e litiumit, pro shpejt u zbeh nga pikëpyetjet. Materiali ishte i një cilësie shumë të ulët dhe nuk kishte asnjë lloj mbrojtje mjedisore.

Politico.eu, në një investigim të 2021-shit publikua disa nga problematikat e projektit që po merrte jetë në rajonin verior të Montealegres. Artikulli e detyroi qeverinë e majtë të Costa-s të anullonte projektin.

Miniera e litiumit, Portugali

Costa lajmëroi se nuk do të kthehet më në krye të qeverisë, pavarësisht se si dalin hetimet. Ai u bë kryeministër i Portugalisë në vitin 2015 me partinë e tij Chega, fillimisht me anë të një aleancë, por më pas me një fitore masive.

Luhatjet e qeverisjes së Costa-s nisë që pas Covid, i cili dëmtoi fort turizmin. Edhe socialistët e tjerë e kundërshtuan kryeministrin, për shkak të investimeve të pakta publike në arsim dhe kujdesin shëndetësor, si dhe për mosveprimin e qeverisë së tij gjatë një krize mbarëkombëtare të strehimit social nga një fluks i emigrantëve.

Sipas Paulo Otero, profesor në Lisbonë, rikthimi i socialistëve në qeveri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e vështirë dhe kushdo të pasojë Costa-n do të ketë shumë punë me fitimin e besimit.

Përshtatur nga Gazeta ‘SI’/ Marrë nga BBC, Politico.eu, The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë