Politike

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton Vlorën me ftesë të Ramës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë këtë të hënë Shqipërinë(14 gusht), me ftesë të homologut të saj Edi Rama.

Corriere della Serra në nisje të një interviste të gjatë me shefen e qeverisë, ku pyetet mbi taksat, ligjet për emigrantët dhe përplasjet politike në Romë, ndër të tjera raporton se

“E mbyllur me familjen e saj në fermën tashmë të famshme mes ullinjve të Luginës së Itria-s dhe e tunduar nga ftesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama , i cili e pret në brigjet e Vlorës për dy tre ditë relaksi, Giorgia Meloni ndan rreth 20 minuta për t’iu përgjigjur gazetarëve të Corriere, Repubblica dhe Stampa.”

Nis kështu artikulli i medias së njohur italiane, duke lënë të kuptohet se Meloni do të udhëtojë drej rivierës shqiptare për një vizitë private.

Vizita e Melonit në Vlorë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka shprehur vlerësim të lartë për lideren e “Fratelli d’Italia”, në intervistat e fundit për mediat përtej Adriatikut.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, shprehej Rama për ‘Libero’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë