Politike

Kryeministri Rama, takim me Bajram Begajn në Presidencë

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të shurtër me presidentin Bajram Begaj në presidencë këtë të premte.

Ende nuk dihet tema e diskutimit që u mbajt mes kryetarit të shtetit dhe shefit të qeverisë shqiptare.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Asociim Stabilizimit mes BE-së dhe Shqipërisë që u mbajt në Tiranë një ditë më parë.

Po ashtu, dy ditë më pas, kreu i qeverisë do të niset për një vizitë në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit të vendit fqinj.

Nga takimi i fundit i Ramës me Begajn, në 6 janar të këtij viti, ku është diskutuar për ndryshimet e ambasadorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë