Analize

Një kryeministër “hije” në krye të Italisë

Pas 11 javësh negociatash, partitë populiste që triumfuan në zgjedhje kanë rënë dakord për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Italisë. Para se të drejtonin gishtin nga Giuseppe Conte, një professor 53 vjeçar, pa përvojë të mëparshme politike, partitë triufuese duhej të pajtoheshin se Silvio Berluskoni, lideri historik i vendit i akuzuar për evasion fiskal dhe korrupsion, nuk mund të zgjidhej sërish kryeministër. Marrëveshja për liderin e ri, u arrit vetëm pas tërheqjes së Berluskonit, duke sinjalizuar se mes dallimeve ideologjike të bashkëpunëtorëve të tij, Conte nuk do të jetë një kryeministër i vërtetë, por një lajmëtar që pati fatin të ulej në fron.

Mesazhi që ai do të përcjellë është ende duke u përpunuar, por mesiguri nuk do t'i pëlqejë Bashkimit Evropian. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi se italianët, dikur mbështetësit më të madh të BE-së, janë thellësisht të zhgënjyer nga unioni. Arsyet për rebelimin fillojnë me ekonominë që ka mbetur pas në vitin 2008, papunësinë e lartë e të rinjve, emigrimin masiv nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe përfundojnë me dështimin e plotë të klasës politike të Italisë, e cila nuk ka bërë asgjë tjetër përveçëse ka mbushur xhepat.

Giuseppe Conte, kryeministri i ri italaian

Në vitin 2008, GDP-ja e Italisë ishte 2.39 trilion dollarë, ndërsa në vitin 2016 ra në 1.85 trilionë dollarë, njësoj sa ajo e vitit 2005. Borxhi publik i Italisë është i barabartë me 132 për qind të PBB-së së saj, borxhi i tretë më i madh i ekonomive të zhvilluara në kontinentin evropian. Në janar të vitit 2018, papunësia e të rinjve ishte 31.5 për qind, më e ulët se e Spanjës (36 përqind) ose Greqisë (43.7 përqind), por është dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së (16 përqind) dhe rreth pesë herë më e lartë se ajo e Gjermanisë (6.6 përqind). Dekada e çuar dëm nga Berluskoni, i cili premmtoi se do të hiqte qafe klasën e korruptuar të politikës, por zëvendësoi atë me një klasë tjetër edhe më të korruptuar, ka prodhuar edhe trazirat elektorale të vitit 2018. Lëvizja Pesë Yjet, partia e krahut të majtë, e themeluar nga komediani Beppe Grillo, fitoi më shumë vota (32.7 për qind), por katër parti qendrës së djathtë u bashkuan në një koalicion. Partitë kryesore në atë koalicion ishin Lega Nord, një parti populiste me origjinë rajonale dhe Forza Italia, partia e Berluskonit. Tërheqja e Berluskonit i lejon Ligës dhe Pesë Yjeve të formojnë një koalicion të ri, me Conten si kukullën e tyre.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, duhet të miratojë tanimë emërimin e Contes dhe të gjjithë besojnë se nuk ka arsye për ta refuzuar. Askush nuk e di se cila do të jetë deklarata e parë e Contes, por askush nga Bashkimi Evropian nuk pret lajme të mira. Për herë të parë, populistët kanë marrë përsipër një shtet të Evropës Perëndimore. Ose më saktë, dy parti populiste që e urrejnë njëra-tjetrën kanë bërë një aleancë kundër armiqve të tyre të përbashkët. Lega Nord, e krijuar në qytetin industrial të Torinos, është një nga partitë më të reja të Evropës, ndërkohë që Lëvizja Pesë Yjet nuk është parti: Beppe Grillo, si Mussolini, themeloi një anti-parti.

Aleanca mes tyre është ideologjikisht e tensionuar dhe ndoshta e papërshtatshme, por duket sikur ato do të ndajnë terrenin. Pesë Yjet kanë premtuar të ardhura bazë për të papunët, rivendosjen e sigurimeve sociale dhe internet falas si një e drejtë themelore e njeriut. Të dyja palët duan të marrin trenat në kohë dhe të dyja kanë premtuar të mbyllin dyert për emigrantët e padëshiruar. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka përvojë të mjaftueshme për të qeverisur një vend.

Conte, për sa vlen, është më shumë një lider teknik sesa një udhëheqës. Në të kaluarën, të dyja partitë kanë qenë euroskeptike. Liga, e cila ende është e regjistruar në emrin e saj të plotë, Lidhja Veriore për Pavarësinë e Padanisë, ka propozuar që Veriu industrial i Italisë të shkëputet nga Italia dhe të mbahen e referendumeve pro-autonome në rajonet veriore të Venetos dhe Lombardisë. Në prag të zgjedhjeve të marsit, Liga dhe Pesë Yjet duket se bënë disa lëshime dhe kanë sinjalizuar se do të dërgojnë Conten në Bruksel për të kërkuar lehtësimin e borxheve. Liga dhe Pesë yje kanë rënë dakord për një program shpenzimi që do të kushtojë 100 miliardë euro në vit, por për të gjetur fondet, ata kanë nevojë për Bankën Qendrore. Kjo do ta vendosë Italinë në një diskurs përplasjeje me BE-në. Manfred Ueber, kryetari i Partisë Popullore Evropiane ka paralajmëruar se Pesë Yjet dhe Liga po "luajnë me zjarrin”, sepse Italia tashmë është shumë e ngarkuar me borxhe.

Të dielën, Bruno Le Maire, ministri francez i Financave, tha se Italianët "duhet të kuptojnë se e ardhmja e Italisë është në Evropë dhe askund tjetër", por edhe se Italia duhet të "respektojë" rregullat. Por një e ardhme në Evropë nuk është e njëjtë me të ardhmen e Eurozonës. Javën e kaluar, një dokument i zbuluar nga mediat italiane tregoi se Pesë yje dhe Lega kërkojnë që BE-ja të krijojë një mekanizëm për vendet që do të largohen nga Eurozona. Ringjallja e një monedhe të dobët kombëtare do të ishte një mënyrë tjetër për të shpërndarë borxhet e Italisë në euro. Italia nuk është Greqia. Në vitin 2016, PKB-ja e Greqisë ishte 194 miliardë dollarë, pothuajse e njëjtë me Kentuckin. GDP-ja e Italisë ( 1.85 trilionë $) është e përafërt me atë të Teksasit, Kalifornisë ose Britanisë. Greqia nuk ka levë ekonomike kundër BE-së, por Italia dhe Britania janë shumë më të fuqishme. BE-ja është në gjendje të injorojë kërkesat e Greqisë për lehtësimin e borxheve, por është e detyruar të negociojë me Britaninë. Çështja është, a do të ndihet e detyruar BE-ja të negociojë me Italinë, kur shumica e italianëve ende duan të qëndrojnë në BE por kur asnjëra parti në koalicionin nuk ka një qëndrim solid ndaj Brukselit?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë