Lajme

Kryeministri Edi Rama, kafe me Presidentin Thaçi

Kjo e diel ka rezervuar një kafe ndryshe për Kryeministrin Edi Rama, i cili është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ka qenë vetë numri 1 i qeverisë shqiptare, i cili ka postuar në profilin e tij në Instagram foton, ku ai shfaqet duke pirë kafe me Presidentin e Kosovës. “Insta! Foto of the day”, - shkruan Edi Rama, por pa e specifikuar vendin, ku është takuar sot me Hashim Thaçin.

Një kafe miqësore mes dy krerëve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, por sigurisht që në bisedën mes tyre nuk do të jetë anashkaluar politika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë