Politike

Kryemadhi: Vera do të nisë me zgjedhje parlamentare

Pas protestës para Parlamentit dhe takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, kryetarja e LSI është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog, por vetëm zgjedhje të parakohshme. Ajo është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.
“Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140. Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Ajo u shpreh ndër të tjera se vendi do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare para verës dhe se PS bën kot si e fortë, pasi edhe ata vetë po përgatiten për zgjedhje duke hapur zyra elektorale në qytete të ndryshme të vendit.
“Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë specialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, u shpreh Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë