Lajme

Kryemadhi: Psiqiku Rama po shkatërron Universitetet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pas statusit të këtij të fundit mëngjesin e sotëm. Ajo i kërkoi kryeprokurores Arta Marku të hetojë falsifikimin e dokumenteve për Unazën e Re.
“Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë që jam. I bëj thirrje Arta Markut dhe prokurores së Tiranës që kanë në tryezë dosjen e Unazës së Re që përveçse aferë korruptive, nxori hapur se administrata falsifikon dokumente të nxjerra nga SHBA. Prokuroria duhet të tregojë sesi miliona euro po shkojnë në xhepin e Edi Ramës", tha ajo.
Po ashtu, Kryemadhi i bën thirrje Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të tërheqë policinë që po dhunon studentët.
“I bëj thirrjes Lleshajt si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot, të veprojë ndaj këtyre kriminelëve që dhunojnë fëmijët e shqiptarëve. I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve të bëjnë kujdes dhe mos bëjnë marrëveshje me Edi Ramën. Do të jeni viktimat e para, e do përfundoni me pension social. Është detyra e tyre për të përkrahur studentët dhe t’i ndihmojë për të qenë njerëzit e ditur e që meriton Shqipëria për një të ardhme të ndritur. Pedagogët sot janë përballë një të sëmuri, një krimineli, i cili mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, policinë e shtetit, gjykatat e prokurorinë, duhet të kuptojnë që sot do të shkatërrojë dhe universitetin. Ai ka qëllim që çdo segment i institucioneve shqiptare të bëhet pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Ai është në situatë të rëndë psiqike e klinike. E them këtë si doktoreshë”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë