Politike

Kryemadhi për Topallin: Një alternativë më shumë, por Kodi nuk e favorizon

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq e mirë edhe kur LSI-ja dikur bashkëqeveriste me PD-në.

Por Monika Kryemadhi u kujdes të tregohej korrekte ndaj lëvizjes se fundit të Jozefina Topallit (me shumë për rolin e saj si grua), duke i kujtuar asaj në mënyrë jo të drejtpërdrejtë (dhe jo pa qëllim) se Kodi i ri Zgjedhor nuk e favorizon.     

“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të Rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri u krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me Kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë