Politike

Kryemadhi paralajmëron: Nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se fjalori i kryeministrit Rama sot në Kuvend kundër opozitës, ka qenë një gjuhë rruge. Kryemadhi tha se fakti që kryeministri ironizon me fjalën “rrugë”, tregon se ai nuk është mirë.

“Fjalori që ai përdor edhe me punonjësit e tij, e di që nuk është mirë. Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë opozitë e rrugës dhe pavarësisht se ai e përdor, pra fjala "rrugë" e përdor si ndonjë që është intimiduese si fjalë, por harron që fjala rrugë është jetë, - tha ajo në emisionin “360 gradë”, - sepse pa rrugë njerëzit nuk kanë ku të ecin. Në një jetë politike ndërtohen rrugët e zgjidhjeve. Në një jetë ekonomike ndërtohen rrugët e zhvillimit të ekonomisë, në një jetë zhvillimore ndërtohen rrugët”.

Kryemadhi mohoi të ketë marrë mesazhe kërcënuese nga zyrtari i lartë i DASH-it, Palmer gjatë vizitës së tij në Tiranë, që opozita të rikthehet tek normalizimi i situatës politike në vend.

“Raportet e DASH nuk janë deklatrat mediatike dhe zoti Palmer takohet me çdo qeveri. Vizita me Palmer, nëse do ishte takim presioni nuk do zgjaste 78 minuta, por do zgjaste 7-8 minuta dhe do ikte. Me zotin Rama, Palmer ndenji 30 minuta dhe 70 minuta qëndroi me ministrat dhe i ka shpieguar Besa Shahinit politikën për arsimin shqiptar, ky Gent Cakaj i shpiegonte .... Jam e kënaqur nga takimi me Palmer”.

Në vijim të akuzave ndaj mazhorancës për lidhje me krimin e organizuar; Kryemadhi theksoi se dosja 184 që ndodhet në Prokurori ka të përfshirë disa eksponentë të Partisë Socialiste.

“Tre herë është ndërruar prokurori i çështjes 184. Pse ndërrohet prokurori i 184, pse nuk hapet? Pse nuk thirret Ulsi Manja, pse nuk thirret Xhemal Qefalia, pse nuk thirret Blerina Gjylameti, pse nuk thirret Damian Gjiknuri? Janë të regjistruar, janë në biseda telefonike. Këta kanë imunitet dhe ti nuk vazhdon çështjen për ata. Po të tjerët që nuk janë pjesë e imunitetit, eksponentë, ish drejtori i tatimeve të Dibrës, kryepleqtë e Dibrës”.

Sa i takon zgjedhjeve lokale, Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ato do të jenë fasadë, por pa specifikuar nëse do i pengojë ato: “Ne nuk lejojmë zgjedhje fasadë, duam zgjedhje të lira e të ndershme”.

Kryemadhi ironizoi edhe vendimin e deputetes Rudina Hajdari për futjen në zgjedhjet lokale. Ajo tha se ajo mund ta konkurojë shumë mirë Erion Veliajn: “Rudina Hajdari të dali kandidate, bravo i qoftë. Ta provojë të dali. Pse ajo gocë e re është, e shkolluar është me intigritet është, e mençur është, pse të mos dali. Ajo madje do ta konkurojë shumë mirë "Lali Erin". Është një shans. Edhe grua është”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë