Politike

Kryemadhi nga Kamza: Ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur

Nga Kamza, ku mbajti një takim me stukuarat e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve t’i baashkohen protestës së opozitës në 16 shkurt.

Ajo tha se “kemi nevojë për të përmbysur këtë sistem që e ka kthyer vendin në diktaturën e krimit dhe drogës”.

“Banorët e Kamzës janë njëlloj Rama dhe deputetët që janë në Kuvend. Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritetit. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sitëm që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve”, deklaroi ajo.

Kryemadhi u shpreh se duhet rrëzuar me patjetër ky sistem, që sipas saj është i kalbur dhe po mbahet në këmbë vetëm nga shqiptarë të varfër.

“Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”, shtoi kryetarja e LSI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë