Lajme

Kryemadhi: Nesër merrem me Erionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas urimit për festën e Sulltan Novruzit deklaroi se opozita e tregoi dashurinë për kombin me djegien e mandateve.
“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi e ka dhënë gjithsesi një mesazh të fortë, teksa ka thënë se “Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija, të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto, por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara, dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët”.
Duke qenë se kryebashkiaku Erion Veliaj çel nesër fushatën për një mandat të dytë, Kryemadhi ka dhënë një mesazh dhe për të: “I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë