Politike

Kryemadhi në Shkodër për përmbytjet: Qeveria të rishikojë buxhetin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bashkëbisedoi në Shkodër, me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, mbi situatën e përmbytjeve në këtë qark.

“Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtuar në të gjithë këtë territor. Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu tharë territori.

Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit. Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet...”, tha Ademi.

“Po edhe informalitetit do t’i dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën. Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike”, ndërhyri Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së tha se në raste të tilla qeveria mund të bëjë rishikim buxheti.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë