Opozita po karikon elektoratin se do t’i fitojë ajo zgjedhjet.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Baldushkut, Monika Kryemadhi tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se në 25 prill Edi Rama do të humbë zgjedhjet.
“Kemi një kryeministër që na prish punë dhe ne do ta largojmë në 25 prill.
Ai është i larguar, por ne na duhet t’i çojmë njerëzit të kutia e votimit, të pajisjen me kartë identiteti dhe të shkojnë të votojnë. Duhet të shkojnë të votojnë për të ardhmen.0
Mos shikoni kush do jetë kryeministër, por shkoni të ndëshkoni ata që ju kanë mashtruar. Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën. Unë e kërkoj votën për LSI, sepse LSI e mban fjalën. LSI bën për të rinjtë dhe të rejat. Ne duam që me të rinjtë dhe të rejat ta drejtojmë Shqipërinë”, tha Kryemadhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.