Gjatë takimit me të rinjtë dhe të rejat në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së iu përgjigj sulmeve të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Ajo deklaroi se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në tiganin e shqiptarëve.
“Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet”, shprehet Kryemadhi. I kemi shumë të mirë të rinjtë dhe gjimnazistët e Tiranës. Shqipëria është shtëpia juaj” shkruante Kryemadhi.
Ndërkohë kjo nuk ka kaluar pa u iroizuar nga Kryeministri. Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin për rindërtimin, Arben Ahmetaj në familjen Qordja, për t’i dhënë çelësat e banesave, ka shprehur “ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm, zhurma, çorodia, nëpër kanale, nëpër portale, por njerëzit nuk janë budallenj. Fatkeqësia e këtyre më e madhe është se i dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.