Politike

Kryemadhi: Hidhni kartat e anëtarësisë së LSI, dilni në protestë!

Alarmi se disa të rinj që janë anëtarësuar në forumet partiake rinore po përpiqen të përçajnë protestën e studentëve është ngritur prej disa ditësh nga një sërë të rinjsh.

Por sot gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI që të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të dalin në protestë në mbështetje të studentëve. Kryemadhi u shpreh se të gjithë duhet të hedhin flamurin e partisë dhe të ngrenë flamurin kombëtar.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë studentët që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujar kishte qenë zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte. Dilni në mbrojtur nga djemtë tuaj që janë duke vdekur nga të ftohtët. Harrojeni flamurin partiak, por merrnin flamurin kombëtar. Luftoni për fëmijët tuaj, të luftojmë për rininë tonë, e cila po ikë edhe më shumë.Më keq se ç’i ka bërë ky njeri këtij vendi, nuk i ka bërë as pushtuesi. Mos ndaloni, thërrisnin komshinjtë, far e fisin dhe miqtë. Iu drejtohem strukturave të LSI-së. O sot o kurrë, fatet e shqiptarëve janë në dorën e shqiptarëve. Ata studentët nuk kanë se çfarë të humbasin më përballë një mizerje, që tallet me fukarallëkun e njerëzve, thotë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI u shpreh se ndihet mëkatare që nuk ka bërë asgjë më përpara për studentët dhe sot duhet të flasë.

U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Rama bëri një skenar të turpshëm sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pa ngrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociata me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë.”- tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë