Politike

Kryemadhi flet me emra: Rama, hiqua oligarkëve, jepja studentëve

Pas rrëzimit të amendamenteve të LSI-së për ligjin “Për Arsimine Lartë”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për shtyp ku lëshoi akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për kapjen nga oligarkët. Madje Kryemadhi nxori edhe emrat e atyre që ajo e cilësojnë si oligarkë dhe që e mbajnë peng. “Sot në emër të LSI studentet tona, të cilat kanë mandat deputeti përfaqësuan tetë kërkesat e studentëve në Parlament, ku i zbërthyen dhe i kthyen ato në projektligje. Por Mazhoranca, si arrogante që është, si një mazhoranca e kapur nga krimi dhe oligarkët nuk mund të pranojë që nga buxheti 46% i oligarkëve që paguajnë pesë veta, Vilma Nushin, Bashkim Ulajn, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Gon Papulin, Tan Carapulin, nuk pranon tu heq atyre 0.5% nga milionat dhe miliardat e taksave që paguajnë shqiptarët që ata i fusin në xhepin e Edi Ramës, por del dhe trumbeton sikur po i qan zemra për studentët. Nuk do të falin ty kryeministër shkollëpak dhe injorant. Ty kryeministër që gjithë jetën tënde vetëm kë kopjuar fjalimet e të tjerëve. Ty kryeministër që të gjithë jetën tënde vetëm ke zhgarravitur sepse as vizatim dhe pikturë nuk ke bërë. Nuk do të falin, ndoshta me gojë, por me shpirt dhe me zemër nënat e atyre djemve dhe vajzave që kanë ndenjur gjithë natën, për të të sensibilizuar ty që t’iu plotësosh kërkesat më minimale”, tha në Kryemadhi në konferencën për shtyp.
Më tej ajo theksoi se me rrëzimin e amendamenteve tregoi sot që urren ata që janë më të zotë se ty.
“Ti Rama, sot tregove që ti urren shqiptarët. Pra, ti sot tregove që përfundimisht unë e para dhe të gjithë të tjerët po kuptojmë që ti je armiku i këtij populli. Armiqtë e këtij populli nuk paskan qenë pushtuesit, po paske qenë ti, pushtuesi i shpirtit dhe i zemrës së njerëzve shqiptarë. Paske qenë ti që u ke grabitur djersën, paske qenë ti që u ke grabitur shkollën, u ke grabitur librat, u ke grabitur bukën. Paske qenë ti që u ke grabitur stilolapsin studentëve të inxhinierisë. Paske qenë ti që ke grabitur fletën e formatit asaj vajzës studente, që tha mamaja ime duhet të punojë katër orë e të djersish në sera që unë të blej një fletë formati. Paske qenë ti mor zotëri, që erdhe si shpëtimtar, që erdhe si një rilindje, po ti nuk paske qenë rilindje e të rinjve shqiptare, ti paske qenë rilindja e fatkeqësisë. Ti paske qenë rilindja e krimit, ti paske qenë rilindja e vrasjes së shpresës”, theksoi kreu i LSI-së.
Kryemadhi ndërkohë u ka kthyer përgjigje dhe sulmeve të kryeministrit, i cili kohët e fundit po anatemon për amendamentet e paraqitura. Gjithashtu ajo dha deklaratë të fortë ku theksoi se një kompani nafte ka bërë evazion fiskal në dhjetëra milionë euro.
“Dhe tani po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët. Dhe po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera. Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke futur 30 milionë euro në një ditë, 18 milionë euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Ulajt, 12 milionë euro prapë në emrin e Bashkim Ulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milionë euro, në 6 vjet kryeministër 360 milionë euro dhe ja ku i ke ato para, të cilat ti jo vetëm 5% të buxhetit, por dhe 10% të buxhetit ti mund t’ua japësh studentëve shqiptarë. Dhe po të them dhe një gjë: Mezi po pres që Byroja e Hetimit ta fillojë punën e saj me aferën më të fundit, më kriminale tënden që është Unaza e Re. Pres që lista të fillojë me emrin tënd, me të Damian Gjiknurit dhe të Afrim Qendros”, theksoi Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë