Treg

Kryeekonomisti i FMN: Lufta globale e inflacionit nuk ka mbaruar

Inflacioni mbetet një sfidë e madhe për politikëbërësit në mbarë botën, tha një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi ngriti perspektivën e tij të rritjes ekonomike globale për herë të parë në një vit.

"Ne jemi larg nga fitimi i luftës kundër inflacionit," tha kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas në një intervistë për Bloomberg. 

Gourinchas foli nga Singapori menjëherë pas publikimit të parashikimeve tremujore të fondit , të cilat tregojnë se ekonomia globale po zgjerohet me 2.9% këtë vit, pak më e lartë se vlerësimi i saj në tetor.

Pierre-Olivier Gourinchas

“Do të jetë ende një "vit sfidues", me rritje nën mesataren e dy dekadave të fundit dhe inflacioni sapo ka filluar të zbresë nga kulmi i tij ndërsa çmimet bazë mund të mbeten të qëndrueshme”,tha ai.

Inflacioni total global arriti kulmin vitin e kaluar, vlerëson FMN. Fondi parashikon se 84% e vendeve duhet të kenë inflacion total më të ulët këtë vit se sa i kaluari, ndërsa deri në vitin 2024, çmimet ka të ngjarë të mbeten mbi nivelet e para pandemisë në një pjesë të ekonomive.

Megjithatë, ekonomitë në zhvillim janë vendosur të zgjerohen me një normë prej 4% këtë vit dhe 4.2% në vijim.

Kina dhe India janë të dalluara në tregjet në zhvillim, me ekonominë e dytë më të madhe në botë që shihet duke u zgjeruar me një rritje prej 5.2% këtë vit dhe 4.5% në vijim, pas 3% në 2022.

Që nga nëntori, dollari është dobësuar dhe ka ofruar një "frymë ajri të freskët për shumë ekonomi të tregjeve në zhvillim", me kushte më pak të shtrënguara financiare dhe presione inflacioniste të importuara, tha Gourinchas.

Rezistenca në kursimet e familjeve, lehtësimi i çmimeve të energjisë, tregjet e shtrënguara të punës dhe rihapja e Kinës janë ndër faktorët pozitivë. 

Në të njëjtën kohë, FMN-ja ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të rrezikojë këto vlerësime më të ndritura dhe “fragmentimi gjeo-ekonomik mbetet një burim i thellë shqetësimi për ne”.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë