Vende dhe Udhetime

Kryebashkiaku i Venecias apel UNESCO-s për të vënë qytetin në “listën e zezë”

Kryebashkiaku i Venecias i kërkon UNESCO-s të vendosë qytetin në listën e zezë të trashëgimisë botërore, për shkak të anijeve të lundrimit dhe sidomos kroçerave që hyjnë në Lagunë. Luigi Brugnaro thotë se nuk ka besim në qeverinë e Italisë për të zgjidhur problemin e anijeve të lundrimit.

Kryebashkiaku i ka bërë thirrje Unesco-s të vendosë qytetin në listën e zezë të trashëgimisë së saj botërore, pasi ai rekomandoi ministrit të transportit të Italisë për mos miratimin e një plani për të shmangur anijet e lundrimit nga kanali i Giudecca. Kërkesa e Luigj Brugnaro ka ardhë pasi një anije e madhe u rrëzua në port në fillim të qershorit, duke plagosur katër vetë. Kjo solli edhe shumë protesta nga banorët e qytetit.

"Ne do t'i shkruajmë Unesco për të kërkuar që qyteti të vihet në listë të zezë", tha ai për Radion 24. "Venecia është në rrezik dhe ne ndihemi në rrezik". Ndërsa Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Italisë, Danilo Toninelli, tha se qeveria është “në favor” të ndalimit të linjave të mëdha të lundrimit pas incidenteve, duke theksuar dhe nevojën për të balancuar turizmin me ambientalizmin.

“Është e nevojshme të gjejmë alternativa në mënyrë që Venecias të mos humbasë turizmin e lundrimit“. Ndërsa autoritetet lokale kanë thënë se nuk i ka takuar udhëheqësit e qytetit për të diskutuar planin origjinal ose propozimet e tij alternative, të cilat përfshijnë ndërtimin e një terminali të ri të anijeve në Lido San Nicolò ose në Chioggia, një qytet bregdetar në jug të Venecias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë