Një shtetas ende i paidentifikuar është gjendur i shkrumbuar brenda një automjeti të djegur në Derven të Fushë Krujës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar forcat e policisë, pasi kanë vënë re automjetin e djegur. Viktima i seksit mashkull është gjetur i shkrumbuar brenda automjetit tip “Volkswagen”, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda.
Në lidhje me ngjarjen Policia e Durrësit njoftoi se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke bujqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.