Ne rrjet

Kronika e RAI3: “Gjyshi” i covid-19 u krijua në laborator 5 vite më parë

Emisioni investigativ “Leoanardo” në “RAI 3” kishte realizuar në vitin 2015 një produksion, ku zbulonte se kinezët po krijonin në laborator një virus të rrezikshëm, të cilin po e cilësojnë se ‘gjyshin’  e koronavirusit.

Tanimë kjo kronikë, po shpërndahet vazhdimisht në mediat sociale, duke ngjallur jo pak debat në vendin fqinj.

Kronika e “Rai3” shfaq pamje në laborator nga disa shkencëtarë kinezë, që sipas gazetarëve italianë, mund të krijojnë një virus të aftë të ndikojnë drejtpërdrejt në qelizat e mushkërive njerëzore.

“Gjyshi” i koronavirusit, përgjegjës për pandeminë botërore, mësohet se e kishte origjinën nga lakuriqët e natës.

“Disa shkencëtarë në Kinë krijuan një sëmundje pulmonare vetëm për qëllime studimi. Por, a ja vlen të rrezikosh kaq shumë për kërkime?”, thotë kronika e “Rai3:. “Shkencëtarët po modifikojnë një proteinë ​​të marrë nga virusi i lakuriqeve të natës. Tani për tani, proteina e re mbetet e kufizuar në laboratorë. Por sa larg mund të shkojë hulumtimi?”, pyesin gazetarët gjatë kronikës.

Sipas tyre, virusi i krijuar në laboratorin kinez është një organizëm i modifikuar (pra jo i natyrshëm), hibrid që mund të sulmojë drejtpërdrejt mushkëritë e njeriut.

Sot “Rai 3” ka hedhur poshtë kronikën, duke nxjerrë një studim të publikuar në revistat shkencore se koronavirusi nuk ishte i modifikuar gjenetikisht, por pamjet dhe dëshmitë nga laboratori kinez kanë ngjallur një sërë teorish konspirative.

Për shumë komentues në mediat sociale, fakti që pesë vjet më parë, në një laborator, Kina krijoi një virus të aftë për të prekur mushkëritë e njeriut, nuk mund t’i lihet rastësisë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë