Majmunët, pinguinët dhe luanët janë vetëm disa nga kafshët që normalisht prisni t’i shihni gjatë një vizite në kopshtin zoologjik të Londrës.
Por nëse kërkoni krokodilin siamez do të gjeni diçka që duket shumë e pajetë për të tërhequr një turmë vizitorësh të kopshtit zoologjik për ta parë atë “në veprim”. Është një çantë dore që është bërë nga lëkura e një krokodili të tillë.
Çanta u sekuestrua nga zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar në një aeroport të Londrës në vitin 2018 dhe iu dorëzua kopshtit zoologjik për të nxjerrë në pah ndikimin që tregtia e paligjshme e kafshëve ka në të gjithë globin.

Nuk ka krokodilë siamezë të gjallë në kopshtin zoologjik dhe kjo është mjaft e kuptueshme duke pasur parasysh se vetëm 500 deri në 1000 mendohet se kanë mbetur në mbarë botën për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë.
Edhe pse “ekspozita” e kopshtit zoologjik ka qenë aty gjatë viteve të fundit, një postim i fundit nga një vizitor që tregon një foto të çantës është bërë virale në Tëitter, duke ngjallur një interes të ri për tregtinë e paligjshme.
Ben Tapley kujdestar në Kopshtin Zoologjik tha se ishte i kënaqur që ndërgjegjësimi po përhapej.
“Është e mrekullueshme të kesh të gjitha këto kafshë këtu, por çanta e dorës ka rënë në sy të njerëzve”, thotë Tapley.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.