Lajme

Kriza politike dhe operacionet anti-informalitet ndikuan në turizëm

Ajo që kishin paralajmëruar nga shoqatat e turizmit dhe sipërmarrësit e fushës se kriza e tejzgjatur politike dhe operacionet anti-informalitet do të ndikojë në braktisjen e vendit nga turistët e huaj që sezonet e kaluara i dhanë hov turizimit , është reflektuar në të dhënat e fundit .

INSTAT raportoi sot se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 4,9 mln, duke u rritur me 10,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në muajin Gusht 2019 kanë hyrë në Shqipëri 2.3 mln shtetas ose 6.4 % më shumë se në gusht 2018.

Por nëse do të vëmë re tabelën sipas kombësive të shtetasve që kanë hyrë në vendon tonë, kuptojmë që në muajin gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë hyrë; 19,6 % më pak polakë, 11,8 % amerikanë më pak, 0,1 % më pak gjermanë, 7,4 % më pak zviceranë dhe 11,5 % më pak të kombësive të tjera.

Sipas INSTAT, përgjatë tetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 16,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 13,3 %.

Kurse në gusht 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 19,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 19,6 %. Përfaqësuesit e fushës e parashikojnë situatën si pesimiste në sektorin ku operojnë, por edhe për ekonominë në tërësi nëse krizat politike nuk shterojnë dhe lufta antiinformalitet nuk bëhet me strategji dhe të ndërtohet në formën e reformës, por përmes aksioneve policore të befta e sporadike.

Ajo që tjetër të shqetëson në të dhënat e INSTAT janë daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2019, janë 726 mijë. Krahasuar me Gushtin e 2018-ës, ky numër është rritur 5,4 përqind


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë