Lajme

Kriza politike, Arqipeshkvi Massafra lutet për zgjidhje

Situata politike në Shqipëri ka shqetësuar edhe përfaqësuesit e fesë, ku shpeshherë kanë dhënë mesazhe paqeje dhe bashkimi në kohë të vështira.

Së fundmi, Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, ka një mesazh për politikën shqiptare.

Sipas tij, në këto kohë ka nevojë për të rifituar gëzimin, dhe uron që të arrihet konsensusi mes palëve. “Kemi shumë nevoje në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin, pasi problemet janë të mëdha. Lusim Zotin t’u ndryshojë mendjen atyre që kanë në dorë çështjet e shoqërisë, civile e politike, duke qenë të ndihmuar nga ndërkombëtarët, të arrijnë në një konsensus për të zgjidhur problemet që kemi sot si shoqëri”.

Imzot Massafra e bëri këtë koment gjatë takimit të organizuar mbi katekezat krezhmore me besimtarët, ku i pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë imzot Charles Broën, ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi imzot Rrok Gjonlleshaj, kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Loreta Aliko, si dhe qytetarë të Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë