Analize

Kriza në Libi, Greqia nuk i zë besë Gjermanisë dhe i trembet Turqisë

Gjermania ka arritur një marrëveshje të përkohshme për ti dhënë fund përplasjeve në Libi, por duket se ka humbur besimin e një aleati të vyer, Greqisë.

Në një konferencë të nivelit të lartë, kancelaria Angeka Merkel arriti të ndërmjetësojë një armëpushim midis fuqive botërore që kanë mbështetur palët rivale në luftën civile të Libisë.Të mbledhura në Berlin, fuqitë europiane dhe mbështetësit kryesorë të fraksioneve rivale libiane, u angazhuan për t'i dhënë fund mbështetjes ushtarake dhe të vendosnin një embargo armësh, të paktën për momentin.

Kjo marrëveshje qetësoi disi Greqinë si një nga palët më të prekura nga konflikti libian, por nuk veniti ndjenjën e “tradhtisë” që mbizotëronte të dielën në Athinë. Ndërkohë që Turqia shpaloste kërkesat përpara fuqive botërore, kryeministri grek as që ishte i ftuar në këto bisedimeve, duke ngjallur pakënaqësi të jashtëzakonshme në Athinë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel flet me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe lidere të tjerë gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Libisë në Berlin, Gjermani, 19 Janar 2020.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias, kishte kërcënuar se do të vinte veton ndaj çdo marrëveshjeje në lidhje me Libinë, nëse BE-ja nuk i kërkonte Turqisë të tërhiqej nga marrëveshja detare me Tripolin, e cila i çon kufijtë e Ankarasë deri në Kretë. Pakti turko-qipriot prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm Greqinë, por të gjithë, pasi ndikon edhe në interesat italiane, qipriote dhe izraelite.

Udhëheqësit botërorë përfshirë kryeministrin briatanik Boris Johnson, presidentin rus Vladimir Putin, Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe kancelarenn Angela Merkel u ulën së bashku me presidentim turk Tayip Erdogan dhe liderët e Gjirit, ndërkohë që Greqia shikonte nga larg.

Erdogan mësohet i bëri thirrje liderëve të BE-së që të mbështesin ndërhyrjen e tij në Libi, ku po ofron mbështetje ushtarake për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht. Por në përfundim të konferencës, Erdogan deklaroi se planifikonte të dërgonte trupa ushtarake në Libi derisa të sigurohej “paqja”.

Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë në Athinë, ku një sërë mediesh po akuzojnë Gjermanisë, por edhe BE-në se ka braktisur një vend anëtar.

“BE tregoi se ka zgjedhur të qetësonte Turqinë dhe Erdoganin, në vend që të mbronte fuqishëm dhe pa mëdyshje sovranitetin e shteteve anëtare të saj si Greqia dhe Qipro. BE po vendos një precedent të rrezikshëm”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Ndërkohë gazetari grek Vassilis Nedos ka kërkuar edhe njëherë që Greqia të përfshihet në bisedime, duke i kërkuar BE-së të mbrojë vendeve anëtare.

Presidenti Erdogan, Gazeta Si, 2020

“Greqia e konsideron memorandumin e kufijve detarë Turqi-Libi një shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe një sulm ndaj të drejtave sovrane të vendit tonë”, shkruan ai. "Përjashtimi i Greqisë nga Konferenca e Berlinit, një nisë që mban vulën e Gjermanisë, është një veprim shumë serioz, ose më saktë një veprim i pamatur”, tha Nedos për mediat britanike.

"Ndërtesa europiane është plasaritur vitet e fundit për shkak të lëvizjeve si kjo, të cilat janë kthyet në përçarje serioze” argumenton më tej gazetari grek, duke pyetur se kush mund t'i besojë një Europe që nuk ka aftësinë dhe vullnetin vendimtar për të mbrojtur sovranitetin e vendeve anëtare të saj?

Përpara konferencës në Berlin, Presidenti Erdogan duket se i ka hedhur benzinë zjarrit, duke deklaruar se Greqia është “çmendur” sepse nuk është ftuar në takim.

Ai më tej shtoi se Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis kishte ndërmarrë "hapat e gabuar" duke ftuar gjeneralin e Libisë, Khalifa Haftar për bisedime në Athinë.

Duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, Ministria e Jashme greke rriti edhe më shumë tonet, deklaroi se nuk do të merte mësime nga shkelësi i zakonshëm i ligjit ndërkombëtar në Mesdhe.

"Një shqetësim i vazhdueshëm për Greqinë janë politikave e pabaza dhe provokuese të Turqisë," shtoi Ministria e Jashtme.

Anije turke në Mesdhe, Gazeta Si, 2020

Qeveria greke është zotuar po ashtu se nëse BE-ja nuk merr masa për të anuluar marrëveshjen detare Turqi-Libi, do të dërgojë trupa në Tripoli, një hap që mund të çojë në përplasje të drejtëpërdrejtë mes trupave turke dhe greke në vendin e Afrikës Veriore.

Por për Erdoganin, Turqia është e vetmja që mund ta zgjidhë krizën në Libi.

“Duke pasur parasysh që Europa është më pak e interesuar të sigurojë mbështetje ushtarake për Libinë, zgjidhja e qartë është që të punojë me Turqinë, e cila tashmë ka nisur ndihmë ushtarake. Ne do t'i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe do t'i ndihmojmë ata të luftojnë terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënime të tjera serioze kundër sigurisë ndërkombëtare”, deklaroi Erdogan para konferencës.

Por rritja e prezencës turke në Libi do të thotë vetëm një gjë për Greqinë: fuqizimin e Ankarasë si aktor rajonal në Mesdhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë