Lajme

Kriza, Kryemadhi: Zgjedhjet për zgjidhje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për krizën politike në vend.
Kryemadhi është shprehur se kryeministri Rama ka kapur shtetin dhe është përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpeshherë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, problemi më i madh i shqiptarëve sot nuk është zgjedhje të parakohshme ose jo, por zgjedhjet e lira. Po ashtu duhet një Kod i Ri Zgjedhor.
“Ne po punojmë me partnerët tanë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i Reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ngritja e Kushtetueses, ajo do të ç’bllokonte ngërçin politik”, deklaroi Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë