Bota

Kriza e karburanteve në Britani, tani në rrezik edhe vizitat te onkologu

Situata nuk duket se po përmirësohet në Mbretërinë e Bashkuar, ku Brexit po tregon anën e tij të errët. Me mungesën e shoferëve-emigrantë, të larguar në Evropë një vit më parë dhe që nuk u kthyen më në ishull, furnizimet me karburant gjithashtu janë zvogëluar prej javësh.

Mbyllja e disa stacioneve të benzinës ka shkaktuar gjithashtu një presion të madh mbi spitalet dhe pacientët me kancer, të cilët kanë parë që takimet e tyre ambulatore të ndryshojnë.

Këto nuk janë ende shifra alarmante, por disa pacientë kanë përjetuar sikletin e ndryshimit të vizitave të tyre, sepse spitali nuk mund të garantonte shërbimin e transportit. "Në ditët e ardhshme ne po riorganizojmë takimet duke ofruar takime virtuale aty ku është e mundur", - tha një zëdhënës i UCLH, University College Hospital, për gazetën "The Guardian".

Një problem që shtrihet edhe tek konsulentët spitalorë, të paaftë për të shkuar në punë dhe që shton vonesa të tjera në listën tashmë të gjatë të trajtimeve të kancerit të lënë pas për shkak të pandemisë.

Por jo vetëm asistentët e spitalit, madje 30% e shoferëve të taksive nuk janë më në gjendje të punojnë, me sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Shoferëve të Licencuar të Taksive, i cili ka kërkuar akses ekskluziv në pikat e karburantit që ende mund të garantojnë shërbimin.

Një skemë, ajo e përparësisë së shoferëve të taksive, e cila ishte importuar nga ish-kryeministri Tony Blair gjatë krizës së karburantit të vitit 2000.

Ditët e fundit, qytetarët britanikë, të frikësuar nga mungesa për naftë, kanë kaluar orë të tëra në radhë me bidonë të mëdhenj në bagazh për t’u furnizuar, duke “krehur” edhe dyqanet dhe raftet e karburantit në supermarkete. Një video, e raportuar nga gazeta, “Telegraph”, madje portretizon një shofer që kërcënon një shofer tjetër me thikë.

Ditët e fundit, kryeministri Boris Johnson, është përpjekur të qetësojë popullsinë, duke deklaruar se situata po stabilizohet, duke u siguruar "të ketë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të arritur në Krishtlindje dhe më gjerë, jo vetëm në sigurimin e pikave të karburantit, por në të gjitha pjesë të zinxhirit tonë të furnizimit".

Qeveria mori gjithashtu një urdhër për të trajnuar 150 shoferë cisternash ushtarakë, për t’iu mësuar se si të mbushin pompat e benzinës, duke pezulluar detyrimin që drejtuesit e kamionëve të përfundojnë kurset sa më shpejt, në mënyrë që të dalin në punë menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë