Futboll

Kriza e kampionëve të Italisë, Konte refuzon ta marrë Napolin në mes të sezonit

Gazeta Si – Napoli, ekipi kampion i Italisë, rrezikon të kompromentojë sezonin dhe që tani kërkon kthesën në dy fronte: për të tashmen dhe të ardhmen. Presidenti Aurelio de Laurentis është i bindur se vetëm Antonio Konte mund të ndryshojë situatën te skuadra e tij. Ai ka bërë edhe një përpjekje ‘të dëshpëruar’ për të firmosur me të, por trajneri nuk ka pranuar.

Të dielën, pas disfatës në Torino, De Laurentis ka kontaktuar me Konten, gati për të pranuar çdo kusht, që nga një kontratë e rëndë 3-vjeçare me 8 milionë euro pagë, ‘karta bianka’ për merkaton dhe afrimin edhe të njeriut të besuar të trajnerit, Gabriele Oriali.

Antonio Konte, trajneri i kerkuar nga Napoli. Gazeta Si, 9 janar 2024

Presidenti i Napolit është gati edhe për një klauzolë në kontratë: nëse deri në qershor raporti nuk prishet, nuk do të ketë asnjë pengesë për trajnerin për largimin pas 6 muajsh.

Por trajneri puljez ka një parim që nuk do ta shkelë. Ai dëshiron të kthehet të drejtojë një skuadër, por vetëm në fund të sezonit. Konte nuk do të marrë drejtimin e Napolit në mes të sezonit.

Napoli do të mbetet kështu në duart e Valter Maxarrit, që gëzon vlerësimin e presidentit për faktin që pranoi një kontratë vetëm për 6 muaj. Vështirë që të besohet te një tejetër trajner i ëprkohshëm, siç është folur për Fabio Kanavaron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë